Shtatzëne ?
Prëvoja juaj na intereson !
Shtatzënia është një periudhë e rëndësishme në jetën e një çifti. Ndonjëherë është një kohë e vështirë. Shumë informacione dhe këshilla u jepen prindërit të ardhshëm ndonjëherë është e vështirë të dish se çfarë është e drejtë.
Me projektin SAGE, ne duam të kuptojmë më mirë se si i gjeni dhe vlerësoni këto informacione, për të krijuar mjete që do t'i ndihmojnë mamave të ardhshme dhe partnerëve të tyre të kenë një pamje më të qartë.
Pasi shtatzënia është një eksperiencë për çiftin, kemi krijuar dy pyetësorë, një për ju dhe një për partnerin tuaj. Pjesëmarrja e të dyve nuk është e detyrueshme, por është e inkurajuar.
Plotësimi i pyetësorit merr rreth 20 minuta. Nëse nuk mund ta përfundoni në një herë, mund të ruani përgjigjet tuaja dhe ta përfundoni pyetësorin më vonë.
Pyetësori nuk përmban asnjë informacion që mund të tregojë kush jeni. Përgjigjet do të trajtohen në mënyrë tërësisht konfidenciale dhe anonime.
Pyetësor për gratë shtatzëna Pyetësor për partnerët
- » Pyetësori është në dispozicion në cilat gjuhë?
- » Përshkrimi i projektit
-
Projekti SAGE (pa alkool gjatë shtatzënisë: Enkët) po zhvillohet nga departamentet e parandalimit dhe kërkimit të Addiction Suisse. Addiction Suisse është një fondacion që ka si qëllim të parandalojë probleme shëndetësore dhe mirëqenie duke informuar mbi rreziqet që vijnë nga përdorimi i substancave psikoaktive.
Prej më shumë se dhjetë vjetësh, Addiction Suisse ofron informacion për gratë shtatzëna, ose në moshë për t'u bërë shtatzëna, dhe partnerët e tyre, për të mbështetur zhvillimin e shëndetshëm të foshnjës.
Projekti SAGE ka si qëllim të kuptojë më mirë se si përdoren dhe kuptohen informacionet për parandalimin, në mënyrë që të mund të përshtaten mesazhet dhe materialet e parandalimit me nevojat e grave.Projekti mbështetet financiarisht nga Zyra Federale e Shëndetit Publik.
- » Na kontaktoni
-
Jemi në dispozicion për çdo pyetje:
info@magrossesse.ch